Me miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 2022, u saktësuan edhe shumat buxhetore për ministritë. Kështu, për Ministrinë e Bujqësisë janë ndarë gjithsej 71 milionë e 99 mijë euro për vitin e ardhshëm.
Ky buxhet është për 10 milionë euro më i lartë sesa buxheti i viti që po e lëmë pas, pra 2021-s, kur buxheti për këtë ministri ishte 61 milionë e 255 mijë euro, përcjell Buletini Ekonomik.
Gjatë vitit 2021, Programi i Pagesave Direkte dhe Subvencioneve i udhëhequr nga kjo ministri, kishte arritur ta kapë vlerën prej 28 milionë eurove.
Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë njofton se gjatë këtij viti, kanë ndarë edhe 3 milionë euro tjera për kompenzimet e dëmeve në bujqësi për fermerët. /Buletini Ekonomik/