Në ANP inaugurohet fluturimi i parë Prishtinë-Zagreb

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka njoftuar se dje është inauguruar fluturimi i parë Zagreb-Prishtinë-Zagreb. Sipas tyre, kjo linjë do të funksionojë tri herë në javë.

Me një njoftim në facebook ata kanë bërë të ditur se në këtë ngjarje morën pjesë Ministri i Kroacisë për Infrastrukturë Oleg Butkovic, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi, Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë Danijela Barisic, Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci Riza Poda si dhe Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berisha./Buletini Ekonomik/