Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kë bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të hyjnë në grevë 8-orëshe punëtorët shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore në vend, kjo për shkak që nuk po punohet në implementimin e Ligjit të Pagave, raporton Gazeta Express.
Sipas kësaj Federate, përkundër pritjeve të tyre që të takohen me udhëheqës të institucioneve, këta të fundit nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Nga FSSHK kanë thënë se shërbimet emergjente do të ofrohen konform Ligjit për Greva.
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore,kjo e fundit nuk ka reflektuar.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mos përgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër me datë 02.12.2021 e Enjte të mbajë Grevë 8(tetë) orëshe pranë institucioneve shëndetësore.
Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jipen konform Ligjit mbi Greva.
Me këtë rast kërkojmë mirëkuptim nga ana e popullatës.