Oda Ekonomike Gjermane: 39% rritje e eksportit nga Kosova në Gjermani

Fotografi ilustruese

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka njoftuar se deri në shtator nga janari, është shënuar rritje e eksportit të mallrave nga Kosova për në Gjermani prej 39%.

Sipas një njoftimi nga kjo Odë, Kosova vazhdon të mbetet ende si territor i paeksploruar, po me shumë potencial për gjetjen e furnitorëve të rinj, përcjell Buletini Ekonomik.

Kjo pasi, për kompanitë evropiane e po ashtu edhe për ato gjermane që duan t’i diversifikojnë furnitorët, Kosova dhe prodhuesit kosovarë ofrojnë produkte cilësore që transportohen në rrugë më të shkurtra dhe më të shpejta, sesa furnizimet që bëhen nga shtetet e Azisë.

Reklama e sponzorizuar

Në periudhën e njëjtë të vitit 2020, eksporti në këtë shtet ishte në vlerë rreth 30 milionë euro, që do të thotë ka 39% rritje të eksportit nga Kosova në Gjermani në periudhën janar-shtator 2021 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Nora Hasani, Drejtoreshë Menaxhuese në OEGJK, ka thënë se “për disa kompani gjermane Ballkani Perëndimor, e në veçanti Kosova janë territor akoma i paeksploruar, por me shumë potencial për gjetjen e furnitorëve të rinj”.

Ndryshe, ata theksojnë se që nga fillimi i pandemisë janë rritur dukshëm kërkesat nga kompanitë gjermane për të gjetur furnitorë nga Kosova për produkte dhe gjysmë-produkte.  /Buletini Ekonomik/