PBB botëror do kalojë $100 trilion në 2022 – CEBR: Kina do t’i zë vendin SHBA në 2030, dy vite më vonë se ç’pritej

Produkti i Brendshëm Bruto botëror pritet të kalojë 100 trilionë dollarë për të parën herë në vitin e ardhshëm, ndërkohë që Kinës do t’i duhet më shumë kohë se sa pritej më parë që të tejkalojë Shtetet e Bashkuara, duke u bërë ekonomia e parë në botë.

Sipas Qendrës për Hulumtime Ekonomike dhe të Biznesit CEBR në Britani,   Kina do të bëhet ekonomia më e madhe në botë matur në dollar në vitin 2030, dy vite më vonë se sa pritej në raportin e vitit të kaluar  “Liga Ekonomike Botërore”.  India pritet të tejkalojë Francën në vitin e ardhshëm dhe më pas Britaninë në vitin 2023, duke rifituar titullin si ekonomia e 6 më e madhe në botë, sipas firmës së konsulencës në Britani. “Sfida kryesore për këtë dekadë është mënyra se si ekonomitë në botë i bëjnë ballë inflacionit, që ka arritur në 6.8% në Shtetet e Bashkuara” –  tha zv/presidenti i firmës, Douglas McWilliams.

“Shpresojmë se një përshtatje e politikave do të sjellë nën kontroll elementët jo-traniztorë, nëse jo, atëherë bota do të duhet të përgatitet për një recesion në vitin 2023 apo 2024”- shtoi ai. Raporti tregoi se Gjermania pritet të kalojë Japoninë matur nga prodhimi ekonomik në vitin 2033. Rusia pritet të futet në dhjetëshen kryesore deri në vitin 2036, dhe indonezia pritet të zë vendin e 9 në vitin 2034, sipas raportit./SCAN TV/

Reklama e sponzorizuar