Punëtorët shëndetësorë sërish sot në grevë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka njoftuar se sot sërish do të mbajë grevë, për shkak të mos marrjes së një përgjigje nga ana e Qeverisë për kërkesat e tyre.

Punëtorët shëndetësorë kanë mbajtur grevë edhe më 25 nëntor me kërkesën që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Kuvend dhe i njëjti të fillojë së zbatuari nga viti i ardhshëm.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe përkundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore, kjo e fundit nuk ka reflektuar. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mos përgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që më datë 02.12.2021 e enjte të mbajë grevë 8 orësh pranë institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

FSSHK shton se Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Greva, dhe në këtë rast kërkojnë mirëkuptim nga ana e popullatës.