Qeveria e Japonisë miraton buxhet rekord me shifër marramendëse

Kabineti qeveritar i Japonisë të premten e miratoi buxhetin prej më shumë se 940 miliardë dollarësh, që është shifër rekorde për të dhjetin vit radhazi. Prioritete do të jenë lufta kundër pandemisë dhe qëllimi i kryeministrit për shpërndarjen e rritjes dhe pasurisë.

Buxheti prej 107.6 bilion jenësh (941.5 miliardë dollarë) për vitin fiskal, që fillon në prill të vitit të ardhshëm, është plani më i madh për shpenzime i Japonisë, duke e theksuar prioritetin e rimëkëmbjes së ekonomisë së goditur nga pandemia para kthimit te shëndeti afatgjatë fiskal.

Megjithatë, i pyetur nëse shpenzimet e mëdha për luftimin e pandemisë mund ta detyrojë qeverinë që ta ndryshojë cakun kryesor të baraspeshës, ministri i Financave, Shunichi Suzuki, tha: “Nuk mendoj ashtu, tash për tash”.

Reklama e sponzorizuar

Buxheti i parë i Kryeminsitrit Fumio Kishida, të cilin kuvendi duhet ta miratojë para fundit të vitit të tanishëm fiskal në mars, vjen disa ditë pas miratimit të 36 trilionë jenëve (rreth 31 miliardë dollarë) shtesë për rimëkëmbje nga efektet e pandemisë, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Në buxhet përfshihen 5 trilionë jenë për kosto emergjente të pandemisë, një shifër rekorde prej 5.37 trilionë jenësh për mbrojtje dhe 36.3 trilionë jenë për koston e mirëqenies.