Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit, ka marrë vendim për emërimin e dy sekretarëve të përgjitshëm në dy ministri, të cilat për një kohë të gjatë s’kanë pasur sekretar.
Blerim Hasani është emëruar sot sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, kurse Fahrie Tërnava-Sheremeti u emërua sekretare në Ministrinë e Punëve të Brendshme. /Buletini Ekonomik/