Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media mbrëmë ka thënë se dita e djeshme ka qenë dita më e vështirë që nga fillimi i krizës energjetike.
“Por ka qenë e vështirë pasi të dy këto shtete janë në krizë energjetike që nga muaji tetor. Mirëpo ne jemi në komunikim të vazhdueshëm në baza ditore sidomos me Republikën e Shqipërisë që të na ndihmojë në këto ditë me anë të këmbimit të energjisë”, tha ajo.
Ministrja thotë se edhe KEK-u ka bërë maksimumin për të angazhuar blloqet që janë në dispozicion për të prodhuar energji.
“Pavarësisht se është future në funksion edhe një bllok i termocentralit Kosova A, as për së afërmi nuk mund të kompensojë humbjen e dy blloqeve të Kosovës B”, shtoi ajo.
Rizvanolli thotë se dje ka qenë dita më e vështirë që nga fillimi i krizës energjetike. Ajo po ashtu ka përmendur fushatën për të kursyer rrymën e cila sipas saj duket se ka pasur sukses.