Inflacioni në nëntor në Austri ka arritur në 4.3 për qind që është niveli që për herë të fundit është regjistruar në vitin 1992.
Sa për krahasim, në tetor inflacioni në këtë vend ka qenë 3.7 për qind, ndërsa niveli 4.3 për qind i inflacionit në Austri ka arritur është niveli që për herë të fundit është regjistruar në maj të vitit 1992, ka njoftuar Drejtori i Entit të Statistikave të Austrisë, Tobias Tomas, përcjell Buletini Ekonomik.
Bëhet e ditur se inflacionin në këtë vend e ka nxitur shtrenjtimet e karburanteve dhe të energjisë.
Në Gjermaninë fqinje, inflacioni gjatë nëntorit për herë të parë në 30 vitet e fundit ka tejkaluar shifrën prej 5 për qind. Në nëntor inflacioni në Gjermani ishtë 5.2 për qind.
Në Eurozonë inflacioni poashtu është në nivelin më të lartë që nga viti 1997, pasiqë në nëntor arriti në 4.9 për qind./Buletini Ekonomik/