Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë më 10 dhjetor, kërkojnë zbatimin e marrëveshjes kolektive

Me vendim të Këshillit Drejtues të saj, Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka ftuar anëtarët e saj dhe punëmarrësit tjerë të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për 10 dhjetor nga ora 11:00.

Sindikata e Re e KEK ka listuar disa arsyeje për organziimin e kësaj proteste, duke përfshirë edhe rrogën e 13-të për punëtorët e KEK, zbatimin e marrëveshjes kolektive, si dhe sigurimin e pajisjeve mbrojtëse dhe mjeteve higjienike.

Ndër tjerash, Sindikata e Re e KEK ka kërkuar që sigurimi shëndetësor i punëtorëve të KEK të bëhet për afat njëvjeçar dhe jo çdo tre muaj, sikurse është tani.

Reklama e sponzorizuar

Protesta do të mbahet para Ndërtesës së Toskanës në Prishtinë, ndërsa në thirrje janë publikuar edhe detaje për transportimin e protestuesëve dhe detaje tjera logjistike.

Thirrja e plotë e sindikatës është e publikuar më poshtë.