Tel Avivi është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar

Tel Avivi është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar falë rritjes së shpejtë të inflacionit që ka rritur koston e një game të tërë mallrash dhe shërbimesh në të gjithë botën në vazhdën e pandemisë së coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, qyteti izraelit u ngjit me pesë vende në 12 muajt e fundit duke hequr titullin e padëshiruar nga fituesit e përbashkët të Parisit, Hong Kongut dhe Cyrihut, sipas sistemit të renditjes së përpiluar nga Njësia e Inteligjencës Economist (EIU).

Kryeqyteti francez renditet i dyti së bashku me Singaporin, derisa Cyrihu dhe Hong Kongu përbënin pjesën tjetër të pesëshes së parë.

Reklama e sponzorizuar

New York-u ishte në vendin e gjashtë, Gjeneva në vend të shtatë, derisa Kopenhaga, Los Angeles dhe Osaka përmbyllin listën e Top 10.

Londra u ngrit në tre vende në pozitën e 17-të të renditjes vjetore.