Sekuestrohen 39 aparate për kriptovaluta në Prishtinë

Foto nga arkivi

Policia e Kosovës dje ka sekuestruar edhe 39 aparate të prodhimit të kriptovalutave në rrugën “Dëshmorët e Prapashticës” në Prishtinë. Sipas njoftimit, sekuestrimi është mbështetur edhe nga KEDS-i, ndërsa në kohën e sekuestrimit, 35 prej tyre ishin në funksion.

“Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Aksioni kundër aparateve të mihjeve së kriptovalutave është zhvilluar në disa komuna të vendit.

Në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit janë konfiskuar të shtunën 272 pajisje për mihje të kriptovalutave, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.