Sipërmarrësit, si shumica e njerëzve, kanë nevojë për frymëzim herë pas here. Dhe ku ka mënyrë më të mirë për tu frymëzuar sesa të bëni një pushim dhe të shikoni disa filma që ua provokojnë të menduarit.
Pavarësisht se në cilën fazë të biznesit ndodheni, nuk ka dyshim se lista e mëposhtme e filmave do t’ju frymëzojë në ecjen tuaj përpara.
Më poshtë gjejeni listën me 7 filma që secili ndërmarrës duhet t’i shikoj:
1.The Social Network
Filmi tregon historinë e Mark Zuckerberg i cili krijoi facebook-un dërisa po studionte në Harvard.
- The Big Short
Filmi përshkruan tri ngjarje të ndara nga njëra tjetra por paralele të personave që parashikuan krizën financiare në Amerikë të vitit 2007-2008 dhe, si rrjedhojë, edhe përfituan nga kjo krizë.
- The Wolf of Wall Street
Ky film bazohet në ngjarje të vërtetë, përkatësisht në historinë e Jordan Belfort. Filmi tregon ngritjen dhe rënien e tij si një sipërmarrës.
- The Founder
The Founder është një film biografik i manjatit amerikan të ushqimit të shpejtë Ray Kroc. Filmi tregon historinë e krijimit të tij të zinxhirit të restoranteve të ushqimit të shpejtë McDonald’s, i cili u bë biznesi më i madh i restoranteve në botë.
- Steve Jobs
Pas revolucionit që shkaktuan me kompjuterët e shtëpisë, Steve Jobs dhe miku i tij Steve Ëozniak bashkëthemeluan Apple Inc. Por si lider dhe si vizionar, stili i funksionimit të Jobsit krijon disa probleme për të.
- The Pursuit of Happyness
Bëhet fjalë për një histori të vërtetë të bazuar në jetën e sipërmarrësit Chris Gardner i cili kalon një periudhë të vështirë gati njëvjeçare si i pastrehë bashkë me djalin e tij, ndërsa kalonte nëpër një stazh rraskapitës 6-mujor të papaguar si agjent burse.
- Startup.com
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth ngritjes dhe rënies së kompanive të internetit gjatë fluskës ‘dotcom’, atëherë startup.com është filmi i duhur për këtë. /foundr.com/