Alarmi i ndezur, BQK-ja del me njoftim

Banka Qendrore e Kosovës

Banka Qendrore e Kosovës ka dalë sot me një sqarim, rreth alarmit të lëshuar mbrëmë.

‘Ju njoftojmë se alarmi i ndezur në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur shkaku i një problem të vogël teknik”, kanë thënë nga BQK-ja.

Ndërkohë, nga BQK-ja shtuan se policia sipas vlerësimeve të tyre, ka kërkuar prani më të madhe të forcave të sigurisë, të cilat pas identifikimit të këtij problemi teknik janë larguar pasi që është vlerësuar se nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e institucionit.

Reklama e sponzorizuar

“Me këtë rast, duam të ju informojmë se problemi teknik nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në mbarëvajtjen e punëve të BQK-së’, thuhet në njoftim.