Banka Qendrore e Rusisë ka ndërprerë këto ditë blerjen e devizave në përpjekje për ta ndaluar rënien dramatike të vlerës së rublës.
Valuta ruse deri të hënën pasdite është dobësuar për 2.3 për qind karshi dollarit amerikan, dhe kështu kursi i rublës ndaj dollarit ishte 79.3 në një qast.
Ky është niveli më i ulët në 14 muajt e fundit.
“Banka e Rusisë ka vendosur që mos të blejë deviza në tregun vendor që nga 24 janari” theksohet në komunikatën e rregullatorit atje./Buletini Ekonomik/