Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot i ka dorëzuar ZRrE-së komente kundërshtuese kundër shtrenjtimit të rrymës.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, nëpërmjet një postiminë facebook ka thënë se rritja e propozuar është e pa përballueshme për qytetarët, ndaj ata si parti i kanë propozuar ZrrE-së dhe Qeverisë që ta kthejë në rivlerësim të plotë procesin.
“Vazhdimin e kundërshtimit tonë ndaj tarifave diskriminuese të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe Qeverisë e bëmë edhe me komentet tona kundërshtuese kundër ngritjes së çmimit të rrymës, të dorëzuara sot në Zyrat e ZRrE-së”, ka shkruar Tahiri./Buletini Ekonomik/