Greqia, 400 milionë euro shtesë për të trajtuar kostot e energjisë

Fotografi ilustruese

Qeveria greke do të shpenzojë 400 milionë euro shtesë për të mbështetur familjet dhe bizneset në përballimin e rritjes së çmimeve të energjisë muajt e fundit, deklaroi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Theksi është padyshim në lehtësimin e familjeve. Por ne gjithashtu do të ndihmojmë bizneset të qëndrojnë në rrugën e zhvillimit, duke ruajtur vendet e punës. Dhe, kryesisht, ne duam të shmangim rritjen e kostos së prodhimit dhe kalimin e kësaj të fundit në çmimet e produkteve, “tha ai në një deklaratë.

“Është një plan i guximshëm, por në të njëjtën kohë një plan real ndihme. Ndihmë në të tashmen, pa rrezikuar të ardhmen”.

Reklama e sponzorizuar

Ky plan së shpejti do të mbështetet nga një tjetër plan, që do të trajtojë kursimet e energjisë në përgjithësi. Plani i ri do të subvencionojë zëvendësimin e pajisjeve të vjetra elektrike të cilat më pas do të riciklohen.

“Qëllimi ynë është që të gjitha shtëpitë greke të funksionojnë me pajisje elektrike moderne dhe më ekonomike,” tha Mitsotakis./Monitor/