Pas shumë shtrenjtimeve në Kosovë, edhe çmimi i ujit së fundmi është rritur.
Tri nga kompanitë rajonale të ujësjellësve që nga fillimi i janarit 2022, kanë filluar të aplikojnë tarifat e reja të çmimit të ujit për metër kub, përcjell Buletini Ekonomik.
Me këtë rast, uji në Prishtinë është shtrenjtuar për 1 cent për metër kub uji, njësoj edhe KRU “Gjakova” ka shtrenjtuar çmimin e ujit të pijshëm për 1 cent, ndërsa “Bifurkacioni” në Ferizaj ka rritur çmimin për ujë për 2 centë.
Nga Mbrojtësit e Konsumatorëve tregojnë se gjatë vitit 2022, ujin më së shtrenjti pritet ta paguajnë konsumatorët e KRU “Prishtina”.
Ndërkaq, ndryshime në faturë nuk do të kenë konsumatorët e “Hidrodrini” në Pejë, KRU “Mitrovica” dhe “Hidroregjioni Jugor” në Prizren. /Buletini Ekonomik/