Inflacioni në Kubë arrin në 70 për qind

Shteti i Kubës e ka mbyllur vitin 2021 më inflacion rreth 70%, i nxitur nga reformat e rënda ekonomike dhe rritja e çmimit të produkteve të importit, ka thënë Ministri i Ekonomisë dhe Planifikimit Alejandro Gil në Asamblenë Kombëtare.

Gil tha se vendi kishte planifikuar inflacion prej 60% me 2021 pas një sërë masash ekonomike të ndërmarra në janar. Sipas tij, zbutja e inflacionit është një nga “sfidat kryesore” të 2022-së.

Në tetor, një zyrtar qeveritar tha se reformat ekonomike kishin çuar në rritje të çmimeve deri në 6,900% në tregun informal.

Reklama e sponzorizuar

Gil fajësoi gjithashtu sanksionet ekonomike të vendosura nga SHBA, të cilat sipas tij kishin shkaktuar bllokimin e mijëra kontejnerëve me mallra të pa dërguara në portet ndërkombëtare.

Kuba pa shpërthime të rralla të protestave në fillim të këtij viti, pjesërisht të nxitura nga vështirësitë ekonomike. Ndërsa turizmi ra nga ndikimi i pandemisë, ekonomia u tkurr 11% me 2020. /Bloomberg/