Kosova e dyta në rajon sa i përket rritjes ekonomike për dy vitet e ardhshme

Kosova do të jetë e dyta në rajon sa i përket rritjes ekonomike në dy vitet e ardshshme, duke u bazuar në parashikimet e Bankës Botërore.

Pas rimëkëmbjes së madhe në vitin 2021, ekonomia globale sërish është ngadalësuar, për shkak të shfaqjes së varianteve të reja të coronavirusit.

Reklama e sponzorizuar

Banka Botërore parasheh zvogëlim të rritjes globale deri në vitin 2023, gjë që rrit rrezikun edhe nga huamarrjet e ekonomive në zhvillim.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Radio Evropa e Lirë, vendi me rritjen më të madhe për dy vitet e ardhshme do të jetë Mali i Zi.

Kosova si e dyta për nga rritja ekonomike, do të ketë rritje 4.1 për qind në vitin 2022 dhe 4.4 për qind në vitin 2023.

Banka Qendrore e Kosovës ka konsideruar se viti 2021 ka qenë vit i suksesshëm financiar në Kosovë.

Mbi 2.7 miliardë euro do të jetë buxheti i Kosovës për vitin 2022, 220 milionë euro apo 8.7 për qind më shumë krahasuar me buxhetin e vitin 2021.