Kursi i këmbimit/ Dobësohen Franga dhe Euro ndërsa Paundi dhe Dollari fitojnë pikë!

Monedha europiane ka regjistruar rënie këtë mëngjes duke u blerë sot me 120.7 lekë dhe duke u shitur me 121.3 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik ka rikuperuar pikë në raport me dje duke u blerë sot me 143.5 lekë dhe duke u shitur me 144.6 lekë.

Dollari amerikan gjithashtu ka fituar pikë mëngjesin e sotëm teksa blihet sot me 106.7 lekë dhe shitet me 107.5 lekë referuar tregun e brendshëm valutor.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane blihet sot me 115.8 lekë dhe shitet me 116.6 lekë./SCAN Tv/