Kurti: Jemi të interesuar që ta kthejmë Telekomin si lider dhe ta nxjerrim nga kriza

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati sot kanë vizituar Telekomin e Kosovës.

Në një konferencë për media, pas kësaj Kurti tha se janë të interesuar që Telekomin ta kthejnë si lider siç ka qenë më parë dhe ta nxjerrin nga kriza.

“Unë erdha sot që t’i përgëzojë dhe t’i falënderojë Bordin, menaxhmentin dhe punëtorët për punën dhe angazhimin që e kanë bërë gjatë vitit 2021, sepse shumë prej punëtorëve këtu e kanë rimëkëmbur Telekomin e Kosovës”, tha Kurti në konferencë.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë, gjatë kësaj konference foli edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila tha se gjatë këtij viti të gjitha ndërmarrjet publike pa përjashtim kanë pasur përmirësim të performancës së tyre, veçanrisht Telekomi të cilët kanë qenë aktiv dhe të suksesshëm në ngritjen  e përformancës dhe uljën e shpenzimeve operative, në ndërprerjën e kontratave të dëmshme, parandalimin dhe shfuqizimin e gabimeve të paligjshme, të cilët poashtu kanë bërë 6 kallzime penale për kontrata të ndryshme të dëmshme që janë gjetur në të kaluarën.

“Tash është koha që të shohim përpara, posaqerisht për investimet që janë esenciale për Telekomin, në radhë të parë për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e që janë investimet në rrjet, investimet në implementimin e kodit shtetëror të Kosovës dhe investimet në rrugën e punimeve që janë pjesë e sigurisë kombëtare”, tha Rizvanolli.

Ajo tutje tha se njëra nga të arritura që duhet të përmendet është edhe implementimi i marrëveshjes së roamingut me shtetet e rajonit, pra me 6 shtetet e Ballkanit Përendimor e cila ka qenë sfiduese, mirëpo është relaizuar me sukses nga ana e Telekomit.

Tutje edhe ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se gjatë vitit që lamë pas Telekomi është mbështetur financiarisht me një shumë prej 10 milionë eurove në mënyrë që të ruhet vijimësia e punëve.

Ai tutje tha se edhe këtë vit do ta ndihmojnë Telekomin dhe ta kthejnë përseri si lider./Buletini Ekonomik/