Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot kanë vizituar Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Në një konferencë për media, Kurti tha se kemi pasur disa të arritura dhe disa suksese shumë të vlefshme për interesin publik shtetror e ekonomik të Kosovës.
Ai tha se një nga sukseset që vlenë të theksohet është përgatitja e strategjisë përmbyllëse të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Një nga sukseset e tjera sipas Kurtit është edhe identifikimi i asteteve të cilat do të transferohën në Fondin Sovran, që bordi i AKP-së ka arritur që t’i evidentojë në një regjistër të përbashkët 2364 asete të AKP-së nga të cilat 1653 prej tyre do t’i bartën Fondit Sovran ndërkaq 731 do të vazhdojnë të mbesin në portofolin e AKP-së.
Kurti poashtu tha se si e arritur tjetër e kësaj ndërmarrje janë shkurtimet e shpënzimeve të cilat janë bërë në vlerë prej mbi 2 milionë e 600 mijë euro.
Ndërkohë, si një nga sukeseset e fundit sipas Kurtit është edhe aktivizimi i Ndërmarrjes Shoqerore Brezovica, dukë e vënë atë në funksion në përputhje me sistemin juridik të Kosovës.
Tutje, në këtë konferencë foli edhe kryetari i AKP-së, Nazmi Mikullovci i cili tha se tabni është koha që të vazhdojë puna themelore e tyre e që ështe privatizimi i këtyre pronave të cilat janë vlerësuar që nuk kanë potecial zhvillimor për Fondin Sovran.
“Jemi marrë vesh për shumë çështje. Prej fillimit kemi pas përkrahje për punë dhe veprimet qe i kemi bërë tash ka ardhur koha për me fillua edhe puna themelore e jonë e cila është vazhdimi i privatizimit të këtyre pronave të cilat i kemi vlerësuar që nuk kanë potencial zhvillimor. Unë besoj që diku për tri vite përfundojë i gjithë aktiviteti i privatizimit i cili po zgjat qe afër 20 vite”, ka thënë Mikullovci. /Buletini Ekonomik/