Mediat botërore shkruajnë për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave

Kriptovalutat

Qeveria e Kosovës të martën ndaloi prodhimin e kriptomonedhave në një përpjekje për të frenuar konsumin e energjisë elektrike, pasi vendi po përballet me krizën më të rëndë të energjisë në një dekadë për shkak të ndërprerjeve të prodhimit, shkruan NYPost.

“Të gjitha agjencitë ligjzbatuese do të ndalojnë prodhimin e këtij aktiviteti në bashkëpunim me institucionet e tjera relevante që do të identifikojnë lokacionet ku ka prodhim të kriptovalutave”, tha në një deklaratë ministrja e Ekonomisë dhe Energjetikës, Artane Rizvanolli.

Për shkak të çmimit të lirë të energjisë në Kosovë në vitet e fundit, shumë të rinj janë përfshirë në mihjen e e monedhave të tilla si bitcoin.

Reklama e sponzorizuar

Përballë ndërprerjeve të termocentraleve me qymyrë dhe çmimeve të larta të importit, autoritetet u detyruan muajin e kaluar të prezantonin reduktimet e energjisë.

Çmimet evropiane të gazit u rritën me më shumë se 30 për qind të martën pasi furnizimet e ulëta nga Rusia rindezën shqetësimet për një krizë energjie ndërsa moti më i ftohtë po afrohet.

Në dhjetor, Kosova shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë, e cila do t’i lejojë qeverisë të ndajë më shumë para për importet e energjisë, të prezantojë më shumë ndërprerje të energjisë dhe masa më të ashpra.

Një person, i cili foli në kushte anonimiteti dhe që ka 40 GPU (Njësitë e Përpunimit Grafik), i tha Reuters se ai po paguante rreth 170 euro në muaj për energjinë elektrike dhe po merr rreth 2,400 euro në muaj fitim nga minierat.

Shfrytëzimi i monedhave ka qenë në rritje në veri të Kosovës, kryesisht të populluar nga serbë që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe refuzojnë të paguajnë energjinë elektrike.

Vendi tani po importon më shumë se 40% të energjisë së tij të konsumuar me kërkesa të larta gjatë dimrit, kur njerëzit përdorin energjinë elektrike kryesisht për ngrohje.

Shifrat zyrtare tregojnë se Kosova ka rezervat e pesta më të mëdha të linjitit në botë prej 12-14 miliardë tonë.