Ministria e Ekonomisë do të mbajë takim koordinues me shoqërinë civile për Strategjinë e Energjisë

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar dje se javën e ardhshme, Ministria e Ekonomisë do të mbajë një takim koordinues me përfaqësues të shoqërisë civile për të marrë rekomandime për hartimin e Strategjisë së Energjisë për vitet 2022-2031.

Më saktësisht, ky takim do të mbahet të hënën më 17 janar duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 11:00, përcjell Buletini Ekonomik.

Të gjithë përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare të cilat janë të angazhuara në sektorin e energjisë, sipas njoftimit, mund të dërgojnë email në: me.info@rks-gov.net, deri sot, datë 14.01.2022, në ora 15:00, për të marrë pjesë në këtë takim. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar