Në Shqipëri, 291 biznese u lidhën në rrjet me impiante fotovoltaike vitin e kaluar

Sipas meteorologëve, Shqipëria ka mesatarisht 290 ditë me diell përgjatë vitit.

Kjo e bën vendin tonë ideal për të shfrytëzuar energjinë diellore. Në kushtet kur kriza energjetike ka mbërthyer vendin ata po i drejtohen impianteve fotovoltaike për të prodhuar energji elektrike.

Sipas informacioneve zyrtare nga OSHEE janë rreth 291 biznese që kanë marrë leje gjatë 2021-it për tu lidhur në rrjet me impiante fotovoltaike. Ne jemi interesuar pranë një biznesi për të kuptuar operimin e këtij sistemi.

Reklama e sponzorizuar

Ligji që u miratua në vitin 2017 për energjinë nga burime të rinovueshme edhe pse i dha një dorë sektorit ka ende problematika.  Aktualisht shoqatat dhe grupet e interesit po kërkojnë nga ministria infrastrukturës që bizneseve t’i njihen tepricat që prodhojnë gjatë verës dhe ti kompensojnë gjatë dimrit.

Shqipëria synon të kthehet në eksportues energjie dhe energjia diellore shikohet si një mundësi e mirë. por pengesat që krijohen nga burokracia shtetërore e cila lëviz ngadalë, pengojnë ecjen drejt energjisë së pastër./Top Channel/