Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është emëruar Bordi i ri të Drejtorëve në Postën e Kosovës.
Sipas kandidatëve, Fadil Bejta është emëruar kryesues i Bordit, Hyrmete Medyti, Safije Beseni e Sebahate Krasniqi-anëtare, si dhe Visar Nura e Gëzim Paci po ashtu anëtarë bordi.
Në këtë konkurs të hapur nga Qeveria Kurti, kanë aplikuar gjithsej 90 kandidatë, prej të cilëve lista ishte zvogëluar në 15 kandidatë potencialë, për të ardhur më pas tek 6 të përzgjedhurit sot, përcjell Buletini Ekonomik.
Kryeministri Kurti në këtë mbledhje bëri të ditur se kjo listë me kandidatë ishte dërguar për verifikim në KQZ dhe Thesar. /Buletini Ekonomik/