Qeveria Kurti 2 nisë vlerësimin e performancës së ministrave të vet

Kabineti qeveritar i Kosovës

Sipas burimeve të besueshme të Buletinit Ekonomik, puna rreth vlerësimit të performancës së akcilit ministër të kësaj Qeverie do të përmbyllet deri më 18 janar. Vlerësimet e performancës nënkuptojnë pra, “matjen, ose qitjen në peshore” të aftësive profesioniste dhe shkathtësive menaxheriale e ministrore të secilit ministër të Qeverisë Kurti 2.

Buletini Ekonomik

Prishtinë, janar – Qeveria Kurti 2 këto ditë ka nisur të vlerësojë performancën e ministrave të vet për periudhën qëkur kanë nisur punën në krye të dikastereve qeveritare. Sipas burimeve të besueshme të Buletinit Ekonomik, puna rreth vlerësimit të performancës së akcilit ministër të kësaj Qeverie do të përmbyllet deri më 18 janar.

Reklama e sponzorizuar

Do të shihet, pra, konkretisht se cili ministër i Qeverisë Kurti 2, në periudhën 11 mujore, që kur VV-ja fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit të kaluar, përmbushi dhe realizoi detyrimet, parashikimet qeveritare dhe vetjake dhe cili dështoi në realizimin e pritshmërive të tij, vizioneve dhe premtimeve me rastin e marrjes së detyrës në krye të dikasterit përkatës.

Vlerësimet e performancës nënkuptojnë pra, “matjen, ose qitjen në peshore” të aftësive profesioniste dhe shkathtësive menaxheriale e ministrore të secilit ministër të Qeverisë Kurti 2. Dhe, kjo “matje”, ose ky vlerësim do t’i shërbejë, sipas burimit të Buletinit Ekonomik, kryeministrit Albin Kurti, që në rast të ndërrimit eventual të përbërjes aktuale të Qeverisë, të vendosë për ndërrimin apo mbetjen edhe më tutje në postin e ministrit të secilit anëtar qeverie.

Pokështu, mësohet nga burimi i Buletinit Ekonomik, se ka gjasë që fare shpejtë, ose brenda një periudhe të shkurtër kohore, do të ketë ndërrime të ministrave në Qeverinë aktuale. Cili do ta ketë fatin që ta lëshojë postin e rëndësishëm qeveritar, ose cili do ta ketë fatin që të ulet në karrigën e ministrit të ri, mbetet të shihet. /Buletini Ekonomik/