Qeveria ndan 10 milionë euro për tejkalim të krizës energjetike

Kabineti qeveritar i Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike të mbajtur mbrëmë, ka miratuar ndarjen e 10 milionë eurove si mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike.

Kështu është bërë e ditur përmes komunikatës për media nga Zyra e Kryeministrit, pas mbledhjes së Qeverisë.

“Kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro (10,000,000.00€), për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike”, thuhet në komunikatë.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të mbajë të hënën e 24 janarit një seancë të jashtëzakonshme pikërisht lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike. Seanca pritet të mbahet duke filluar nga ora 12:00. Po të njëjtën ditë, Kuvendi nga ora 11:00 do të mbajë edhe një seancë të rregullt.

Kështu është bërë e ditur përmes komunikatës për medie nga Kuvendi i Kosovës.