Qeveria ua vazhdon shtesat prej 10 për qind punëtorëve shëndetësorë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të saj, ka marrë vendim për vazhdimin e pagesës së shtesave për punëtorët shëndetësor, në vlerë prej 10 për qind.

Kjo ishte kërkesë e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, sipas së cilës, kërkesa ishte që shtesat të paguhen edhe për gjashtë muaj, pra nga janari deri në muajin qershor të këtij viti, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

“Ky është vazhdim i vendimit të vitit të kaluar vetëm se këtë vit kemi vit të ri fiskal… kjo shtesë është për gjashtëmujorin e parë”, deklaroi Murati në mbledhjen e Qeverisë.

Reklama e sponzorizuar

Ndarja e shtesave për punëtorët shëndetësorë kishte nisur vitin e kaluar. /Buletini Ekonomik/