Qumështarët kërkojnë urgjentisht masa stimuluese shtesë nga Qeveria, pas rritjes së çmimeve

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) kanë thënë se pas ngritjes enorme të çmimeve të inputeve bujqësore dhe kostos së lartë të prodhimit të ushqimit të kafshëve, Qeveria duhet që të aplikojë masa stimuluese shtesë dhe të bëjë pagesën e subvencioneve të mbetura.

Nëpërmjet një komunikate për media ata kanë kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që të ndajë fonde dhe masa shtesë stimuluese për t’i mbijetuar situatës së krijuar dhe për të qenë konkurentë me regjionin, ku janë duke u aplikuar mbështetje shtesë.

“Gjendja është tepër alarmante dhe si pasojë e rrethanave të krijuara kemi për çdo ditë mbyllje të fermave dhe zvogëlim të fondit blegtoral, ndërsa në anën tjetër kemi rritje të kërkesës për qumësht cilësor, por edhe produkte të tjera bujqësore elementare. Pagesat duhet të realizohen sa më shpejt me çka sadopak do të zbutej gjendja e krijuar në sektorin e bujqësisë”, thuhet në komunikatën e tyre./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar