Prodhimet bujqësore më të shtrenjta, rritje prej 5,8% në tre muajt e parë të vitit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e parë (TM1) 2026, duke treguar një rritje të përgjithshme të çmimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas ASK-së, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore është rritur për 5,8%.

Rritja më e madhe është shënuar te prodhimet bimore me 7,0%, ndërsa prodhimet blegtorale kanë pësuar një rritje prej 4,9%.

Reklama e sponzorizuar

Të dhënat janë mbledhur nga tregjet vendore, fermat dhe burime të tjera relevante, duke përfshirë çmimet e produkteve si drithërat, perimet, pemët, si dhe produktet blegtorale si qumështi, vezët dhe mjalti.

ASK-ja thekson se indeksi bazohet në vitin referencë 2020 (2020=100) dhe synon të pasqyrojë lëvizjet e çmimeve në sektorin e bujqësisë në Kosovë.

Ky zhvillim tregon një trend në rritje të kostos së prodhimit bujqësor, që mund të ndikojë edhe në çmimet përfundimtare për konsumatorët në treg.