Franga zvicerane ka ndryshuar kursin e saj përballë monedhës vendase duke humbur 0.7 pikë nga dita e djeshme teksa blihet sot me 115 lekë dhe shitet me 115.9 lekë duke regjistruar kështu një rënie të fortë të kuotës.
Monedha europiane ndërkaq ka fituar sërish pikë këtë të martë pasi në raport me ditën e hënë është blerë sot me 121.3 lekë dhe është shitur me 121.9 lekë.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar një rritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 144.7 lekë dhe duke u shitur me 145.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan nuk ka pasur lëvizje të vlerës mëngjesin e sotëm teksa vijon edhe sot të blihet me 106.8 lekë dhe të shitet me 107.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./Scan Tv/