Sërish analistët parashikojnë ngritje të lartë të çmimit të arit

Çmimet e arit më herët kanë qenë nën presion, prandaj një numër analistësh, por edhe investitorësh Bitcoinin që nga fillimi i krizës së COVID-19, e kanë llogaritur si mbrojtës të vlerës.

Ari për këtë arsye është bërë më pak atraktiv dhe më pak klasë investuese.

Mirëpo, sipas parashikimeve, ari këtë vit mund të testojë maksimumet e reja të çmimeve, gjegjësisht mund të arrij 2.100 dollarë për uncë, theksojnë analistët, përcjellë Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Dobësimi i dollarit amerikan dhe inflacioni i lartë në disa vende janë disa nga faktorët që do të ndikojnë ën ngritjën e çmimit të metaleve të çmuara, ka thënë David Lenohs, analist i tregjeve të mallrave në kompaninë Fatprophec, transmeton CNBC.

“Mëndoj që gjatë vitit 2022 do të shohim se si çmimet e arit do të ngritën në nivele rekorde”, ka thënë ai./Buletini Ekonomik/