Tërheqja e mjeteve duhet të jetë hapi i fundit. Kështu u tha sot në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Bordi i Trustit raportoi sot në Komisionin Parlamentar, për Buxhet për mjetet e Trustit dhe pë zhvillimet e fundit në tregjet financiare.
Gjatë takimit u tha janë rikuperuar një pjesë të investimeve që kishin pësuar rënie muajin e kaluar për shkak të krizës globale ekonomike.
PDK-ja propozoi tërheqjen e një pjese të kursimeve nga qytetarët në Trust.
Nga Trusti thanë se ata janë të gatshëm të përmbushin çfarëdo vendimi që sjell Kuvendi, porse ky duhet të jetë hapi i fundit që duhet të shqyrtohet.
Ruzhdi Morina, kryesues i Bordit Drejtues të Fondit Pensional, ka thënë se kriza e fundit ka ndikuar në performancën e investimeve.
Mbi 2.2 miliardë euro posedon aktualisht Trusti
Sipas Morinës në mars ka nisur këndellja financiare e Trustit. Ai shtoi se trendi i njejtë po vazhdon ende.
Gjatë shkurtit, investimet e Trustit ishin rreth 90 milionë euro më të ulëta se që pritej, tha Morina dhe shtoi se “kthimi i investimeve ka ulur humbjet në rreth 50 milionë euro”.
Lexo edhe:
Drejtori i Trustit, Adrian Zalli, tha se aktualisht Trusti ka mbi 2.2 miliardë euro kontribute të qytetarëve.
“Rikuperimi ka marrë 2 vjet. njejtë si në tregjet financiare. Mbi 2.2 miliardë është totali i parave aktuale në Trust”, tha ai.
“Që nga themelimi kemi performancë pozitive me 68 për qind, kurse prej marsit investimet u rikthyen në 28.3%”, shtoi ai.
Sipas tij viti i shkuar ka qenë vit me vlerën më të lartë të kthimit të investimeve në histori.
Vjet, si theksoi Zalli, nga investimet janë rikthyer 227 milionë euro!