Organizatat GLPS dhe OJQ Gjethi kanë përgatitur padi për konflikt administrativ për të kontestuar lejen ujore dhe lejen mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3 në Kaçanik, të lëshuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ky rast është vazhdimësi e rasteve strategjike të cilat qendra i dërgon në Gjykatë, e që kanë të bëjnë me cënimin e të drejtës së qytetarëve për ambient të pastër dhe të shëndetshëm.
“Qendra i ngrit në gjykatë rastet e mjeteve tjera juridike synon t’i rregullojë këto shkelje, si dhe në të njëjtën kohë synon të ngritë vetëdijen qytetare për probleme të caktuara në sistemin tonë. I tillë është edhe rasti i ndërtimit të Hidrocentralit Lepenci 3 në Kaçanik. HC Lepenci 3 është një nga dy hidrocentralet të ndërtuara nga kompania ‘Hidroenergjia’ SH.P.K. në komunën e Kaçanikut si dhe një nga disa hidrocentralet që planifikohen të ndërtohen në këtë komunë. Procedura e cila u ka paraprirë lëshimit të lejeve dhe licencave për Hidrocentralin Lepenci 3 ka qenë jotransparente dhe ka përjashtuar tërësisht publikun nga vendimmarrja”, është thënë nga organizatat.