Viti 2022 ka nisur keq për Kosovën. Kjo për faktin e mungesës së prodhimit vendor të energjisë elektrike, përderisa çmimit i rrymës në bursat ndërkombëtare ka filluar të shtrenjtohet dukshëm.
Çmimi i një megavati energji elektrike, sipas bursës hungareze të energjisë elektrike, më 1 janar 2022 ka qenë 83 euro, përderisa çmimi i saj sot është dyfishuar, duke arritur në mbi 166 euro euro për megavat.