Si do t’i shpenzojë Elon Musk miliardat e fituara nga shitja e aksioneve?

Drejtori i kompanisë Tesla, Elon Musk, në shitjen e aksioneve kohë më parë ka fituar miliarda dollarë.

Çka do të bëjë me gjithë këto para?

Sipas CNN një pjesë të këtyre parave do të investojë në kompaninë e tij për fluturime në gjithësi ‘Space X’. Në këtë kompani është drejtor dhe pronar i shumë aksioneve.

Reklama e sponzorizuar

Nga 16.14 miliardë dollarë sa i ka fituar me 8 nëntor me shitjen e aksioneve, 11 miliardë duhet t’i paguaj për tatim federal.

Po kështu ai duhet të paguaj edhe 2 miliardë tatim në Kaliforni, ku është selia e Tesles kështu, do t’i mbesin 3 miliardë dollarë, transmeton Cliks, pëecjell Buletini Ekonomik.

Musk në shitjen e aksionve vendosi në qastin kur Tesla afaronte shkelqyeshëm. Ajo u bë kompania e 6-të në histori e cila vlenë më shumë se 1 bilionë dollarë, dhe që drejtori i saj është bërë personi më i pasur në botë./Buletini Ekonomik/