Vjet gjermanët shtuan kursimet e tyre në 7.7 bilionë euro

Berlin, janar – Gjermanët gjatë vitit të kaluar kanë shtuar kursimet e tyre dhe tani pasuria gjermanëve është rritur në shumën rekorde prej 7.7 bilionë euro, ka kumtuar të dielën DZ banka, përcjell Buletini Ekonomik.

“Shkaku kryesor i rritjes së pasurisë kaq të madhe në para të qytetarëve gjermanë, sërish është kursimi rekord”, ka thënë ekonomisti i DZ bankës, Mihael Shtapel.

Ai thotë se niveli i kursimit në vitin e kaluar, edhe pse kishte rënë krahasuar me vitin 2020, ishte akoma shumë i lartë – 15 për qind. Kjo do të thotë se qytetarët e Gjermanisë në çdo 100 euro që kanë pasur në disponim, kanë kursyer 15 euro.

Reklama e sponzorizuar

Në shumën rekorde prej 7.7 bilionë euro numërohet kursimi klasik i parave, letrave me vlerë dhe kërkesat nga sigurimet. Vala rekorde e kursimeve ka filluar në 2020, me paraqitjen e shenjave të para të pandemisë.

Në 2020 shkalla e kursimeve ka qenë 16.1 për qind më shumë./Buletini Ekonomik/