Të shtunën përsëri protestohet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Gjatë kësaj jave, dy herë do të protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Protesta e parë e mbajtur të mërkurën, më 26 janar, dhe është organizuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, të shtunën përsëri protestohet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kjo protest është thirrur nga Partia Socialdemokrate.

Sipas paralajmërimeve, protesta e së shtunës do të mbahet të shtunën në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Reklama e sponzorizuar

Më 31 janar 2022 përfundon faza e konsultimit publik për propozimin e ZRrE-së për vendosjen bllok-tarifës.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet.

Tarifat për biznese dhe 600 kilovatet e parë të amvisërisë do të vazhdojnë të faturohen me tarifat e njëjta që kanë qenë, pra nuk do të ketë shtrenjtim.