Toyota mbetet shitësi më i madh i makinave në botë, rrit epërsinë ndaj VW

Japan’s Toyota Motor Co (7203.T) tha sot se shitjet e saj të automjeteve u rritën me 10.1% vitin e kaluar, duke e bërë shtëpinë më të madhe automobilistike në botë për të dytin vit me radhë dhe duke e vendosur atë para rivalit më të afërt, markën gjermane – Volkswagen AG (VOWG_p.DE).

Shtëpia automobilistike tha se shitjet arritën në 10.5 milionë automjete në vitin 2021, duke përfshirë edhe ato nga filialet Daihatsu Motors dhe Hino Motors.

Reklama e sponzorizuar

Kjo shifër krahasohet me 8.9 milionë automjete të dërguara nga Volkswagen në të njëjtën periudhë, 5% më pak se në vitin 2020 dhe shifrat e saj më të ulëta të shitjeve në 10 vjet.

Shtëpitë automobilistike u detyruan të reduktojnë prodhimin, pasi mungesa e gjysmëpërçuesve gjatë pandemisë së koronavirusit ndërpreu zinxhirët e furnizimit, duke rritur konkurrencën për këtë përbërës kyç mes prodhuesve të pajisjeve elektronike dhe të konsumit.

Megjithatë, kompania japoneze e ka përballuar pandeminë më mirë se pjesa më e madhe e shtëpive të tjera automobilistike, pasi tregu i saj vendas, Japonia dhe pjesë të Azisë, janë prekur më pak se Europa.

Toyota, e cila do të publikojë të ardhurat e tremujorit të tretë më 9 shkurt, tha se ka të ngjarë të mos e arrijë objektivin e prodhimit prej 9 milionë automjetesh në vitin që përfundon më 31 mars, për shkak të ndërprerjeve të lidhura me COVID-19./ Reuters