Sot është duke vazhduar operacioni “Brezovica”, i cili lidhet me ndërtimet në Brezovicë, operacion ky që kishte nisur më 21 dhjetor.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.
“Po është duke vazhduar aksioni, bastisje ka në 10 lokacione gjithsej. Bastisjet po bëhen në Ferizaj, Prishtinë e Shtërpcë”, tha Jashari për Telegrafin.
Ndryshe, më 21 dhjetor, kur Policia e Kosovës kreu një aksion në Shtërpcë për ndërtime pa leje dhe korrupsion.
Më pas, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dhjetë personat e arrestuar më 21 dhjetor në rastin ‘Brezovica’.
Në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikolliq, ish – kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.
Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë.