Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka njoftuar se që nga publikimi i raportit konsultativ për shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike deri më sot, ka pranuar disa komente nga disa institucione relevante.
ZRRE-ja përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se ka pranuar komente nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore(INDEP), KOSTT, KEDS dhe KESCO.
“ZRRE gjatë procesit të konsultimit publik, në kuadër të Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, deri më tani ka pranuar komente nga palë të ndryshme të interesit, si: Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatorët e rregulluar KOSTT, KEDS dhe KESCO”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.
Ndërsa, Qeveria e Kosovës ende s’ka dërguar komentet e saj në ZRrE sa i përket propozimit të këtij institucioni për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike.
Përveç këtyre, ZRRE-ja ka bërë të ditur se është duke pranuar komente edhe nga konsumatorët dhe të njëjtat do t’i publikojnë gjatë ditëve në vijim.
Ndryshe, ZRRE më datë 17 janar ka publikuar raportin konsultativ për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, derisa palët e interesit dhe konsumatorët kanë afat deri të hënën, më 31 janar 2022 që të dërgojnë komentet e tyre. /Buletini Ekonomik/
Këtu mund t’i gjeni edhe linqet me komentet e secilit institucion të lartëpërmendur: