Valutat kryesore marrin ‘kthesën’, dobësohen përballë Lekut, forcohet monedha europiane!

Monedha europiane është e vetmja që ka fituar pikë kundrejt monedhës vendase këtë të mërkurë teksa blihet sot me 121.1 lekë dhe shitet me 121.6 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm pasi blihet me 143.8 lekë dhe shitet me 144.7 lekë në raport me ditën e djeshme.

Dollari amerikan gjithashtu ka pësuar rënie të kuotës këtë mëngjes teksa është blerë me 106.5 lekë dhe është shitur me 107.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane ka shënuar edhe ajo një zbritje të vlerës në raport me një ditë më parë teksa blihet sot me 114.6 lekë dhe shitet me 115.5 lekë./SCAN TV/