Hajdari: Prania e Kosovës në ‘EXPO 2020 Dubai’ tregon vlerat e potencialeve multidisiplinare

Dje disa prej krerëve të institucioneve qeveritare të Kosovës, kanë mbajtur ceremoninë me përmasa globale në Dubai për nder të ditës së Pavarsisë së Pavarisisë së Kosovës në kuadër të “Expo 2020 Dubai”.

Në një njoftim të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë thuhet se pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, Ambasadori i Republikës së Kosovës në EBA, Xhabir Hamiti, Ministri i Ndërmarrësisë dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Ahmad bin Abdullah Humaid Belhoul Al Falasi, përfaqësues të institucioneve të EBA-s dhe shumë personalitete të jetës kulturore e ekonomike.

Në këtë ceremoni foli edhe udhëheqësja e delegacionit të Republikës së Kosovës, Ministrja Rozeta Hajdari, e cila tha se prania e Kosovës në EXPO 2020 Dubai, tregon vlerat e potencialeve multidisiplinare, historinë e lashtë të kombit tonë, burimet natyrore, trashëgiminë kulturore, demokracinë, tolerancën dhe potencialet më të rëndësishme të brezit të ri : kulturën, sportin, artin, inovacionin dhe ndërmarrësinë.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë kontekst, ajo tha se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme – për të shfaqur historinë unike të Kosovës, për të nxitur vlerat e përbashkëta dhe për të krijuar lidhje me qeveritë, bizneset, organizatat dhe personalitetet nga vendi pritës dhe vendet e tjera pjesëmarrëse atje.

Ministrja Hajdari tutje potencoi se “ndihemi kaq krenarë që shohim flamurin tonë duke valëvitur mes 190 shteteve të trajtuara në mënyrë të barabartë, është historike për kombin tonë, poashtu synojmë të shohim praninë e shtetit tonë në organizata dhe ngjarje të tjera globale”.

Në anën tjetër, ajo rikujtoi edhe kohën kur Emiratet e Bashkuara Arabe së bashku me aleatët, në vitin 1999, gjatë periudhës kohore kur Kosova u përball me gjenocidin dhe luftoi për të arritur lirinë e saj, ndihmuan Kosovën dhe qytetarët e saj në momentet më të vështira.

Ndërkohë, Ministri i Ndërmarrësisë dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Ahmed bin Abdullah Humaid Belhoul Al Falasi, tha se ndjehen të lumtur që patën mundësinë që së bashku me delegacionin nga Kosova të festojnë ditën me të rëndësishme për qytetarët e Republikës së Kosovës. /Buletini Ekonomik/