Anulohet konferenca e “Asnji cent ma shumë”, protesta shtyhet për 25 shkurt!

Grupi organizativ i protestës “Asnji cent ma shume”, ka njoftuar se konferenca e paraparë të mbahet sot në ora 11:00, është shtyrë për një ditë tjetër.

Përmes një komunikate për medie, ky anulim vije si pasojë e shtyrjes së protestës për të premten, më datë 25 shkurt.

“Ju njoftojmë që konferenca e paraparë të mbahet sot shtyhet për një ditë tjetër. Ky anulim vije si pasojë e shtyrjes së protestës për të premten, datë 25 shkurt. Për detajet tjera, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në komunikatën e këtij grupi.

Reklama e sponzorizuar
Grupi “Asnji cent ma shumë” organizoi protestë kundër shtrenjtimit të rrymës edhe më 26 janar.

Protesta u nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.