Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se paga minimale duhet të jetë krahas rritjes së çmimeve.
Hykolli, që është edhe përfaqësues i Këshillit Ekonomiko-Social, tha se janë duke bërë një hulumtim dhe këto ditë pritet të publikohet.
“Këto ditë dalim edhe me hulumtimin por ajo çfarë kemi nxjerrë nga kjo është se çfarëdo të jetë nën 350 euro do të jetë jo e kënaqshme”, tha kryetari i BSPK-së.
Hykolli u shpreh se paga minimale negociohet çdo fundvit mirëpo në Kosovë nuk është bërë që nga viti 2011.
Ndryshe, dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale.