Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 273.8 milionë euro në janar

Deficiti tregtar i Kosovës mes eksportit dhe importit, arriti në gjithsej 273.8 milionë euro në muajin janar të këtij viti.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, rreth të dhënave për rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin janar 2022, deficiti tregtar ka shënuar rritje për 41.7 për qind, në krahasim me deficitin tregtar që ishte shënuar në janar të 2021-s, përcjell Buletini Ekonomik.

Në muajin janar të vitit 2021, ky deficit ishte në shifrën e 193.2 milionë eurove.

Reklama e sponzorizuar

Sipas të dhënave të shpalosura në këtë raport të ASK-së, eksporti i mallrave nga Kosova në muajin janar 2022 kishte arritur në vlerën e 64.2 milionë eurove, ndërsa kishte importuar mallra në vlerë të gjithsej 338.1 milionë eurove gjatë kësaj periudhe.

Këto statistika tregojnë se ka një rritje prej 50.9 për qind për eksport dhe 43.4 për qind për import, kur i krahasojmë me të dhënat e periudhës së njëjtë të vitit 2021. /Buletini Ekonomik/