Forcohen ndjeshëm Paundi dhe Franga ndërsa Euro nuk luhatet

Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë tqë martë teksa vijon njësoj sikur dje të blihet me 121 lekë dhe të shitet me 121.5 lekë.

Paundi britanik ka shënuar një rritje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e hënë blihet sot me 144.5 lekë dhe shitet me 145.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan gjithashtu ka pasur një rritje të fortë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë me 106.6 lekë dhe është shitur me 107.5 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane blihet sot me 116 lekë dhe shitet me 117.1 lekë duke shënuar edhe ajo një rritje të ndjeshme të vlerës këtë të martë./SCAN TV/